Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore për tentativën e grabitjes së bankës tek bulevardi “Zogu i I”. Duket se për të mposhtur lodhjen grabitësit konsumin dhe lëngje të ndrsyhme dhe birra.

Brenda tunelit grupi hetimor ka gjetur kuti kartoni lëngjesh si dhe kanace birrash, të cilat janë dërguar në laborator për ekspertim me qëllim gjetjen e ADN-ve, të tyre, raporton gazetari i Fax News, Elvis Myrta.

Përveç tyre hetuesit kanë gjetur edhe mjete pune, si doreza, llamba, portollamba, kaçavda e shumë sende të tjera, ku hetuesit i kanë dërguar për ekspertim, me qëllim gjetjen e ndonjë gjurmë për identifikimin e autorëve.

Gjithashtu në dosje thuhet se në ambientet e brendshme të tunelit janë gjetur edhe gazeta, ku duket se grabitësit, informoheshin edhe për aktualitetin. Sipas burimeve hetuesit kanë kanë dyshime se grabitësit kanë punuar prej kohësh, në tunelin e nënëdheshëm për të arritur deri tek banka.

Ndërkohë, duket se ditën kur u zbulua tentativa e grabitjes ata sapo kishin lënë punët pasi në të çarën e gjetur që të conte në bankë, është gjetur edhe një llambë led e ndezur. E çara që sipas hetuesve të çonte në arshivën e bankës kishte një gjerësi prej 75 cm dhe gjerësi 80 cm.

Hetuesit kanë marrë në pyetje edhe transportuesin e parave SH. B, i cili ka thënë përpara grupit hetimor ka thënë se më 18 janar ka transportuar një shumë parash, për të cilën është shprehur se nuk ka pasur dijeni se sa ishte shuma.

Ai ka thënë se pasditen e asaj dite ka marr vesh që ka pasur një të çarë në pranë arshivës. Kujtojmë se ishte personeli i bankës që pikasi disa të çara në dysheme dhe lajmëroi policinë, ku u zbulua edhe plani i grabitjes së bankës

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re