Tensione tek protesta e opozitës para Parlamentit. Protestuesit janë përplasur me policinë pasi kanë tentuar të mësyjne drejt Kuvendit.

Prej disa minutash protestuesit kanë shtyrë prej disa metrash kordonin e policisë duke bërë që këta të fundit të bëjnë thirrje për sprapsje nga ana e protestuesve.

Efektivët kanë vendosur të gjitnë maskat kundragaz me qëllim që nëse situata do të fillojë të tensionohet akoma më shumë ata të kenë mundësi të reagojnë dhe të shpërndajne protestuesit nepermjet gazit lotsjelles.

Nderkohe nga ana tjeter nje grup protestuesish tentuan te hynin ne oborrin e Parlamentit nga pjesa e pasme por policia reagoi ne kohe dhe i shperndau duke hedhur uje.

Protestuesit e opzoitës vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Rama nga qeveria dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re