Skip to content

Tentativa për vrasje e Iljaz Ismailit, Prokuroria e Beratit mbyll hetimet, shtyhet seanca e parashikuar ditën e sotme

Prokuroria e Beratit ka mbyllur hetimet për tentativën e vrasjes të 33 vjeçarit Iljaz Ismailit.

Ngjarje e ndodhur vitin e kaluar në fshatin Posnje. Për këtë ngjarje janë marrë të pandehur dy vëllezërit Adriatik dhe Fatjon Shabanaj.

Ndersa per 3 persona të tjerë të cilat policia i shpalli në kërkim në maj të 2021 si të dyshuar në ngjarje prokuroria nuk ngrit akuzë. Ditën e sotme ishte parashikuar që të zhvillohej edhe seanca paraprake. Seanca u shty nga gjyqtarja Entela Gjoni, pasi nuk ishte njoftuar shtetasi Fatjon Shabanaj, i cili është në kërkim.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb