Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjerkmarkaj ka deklaruar se ngritja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Dizinformimin është një tentativë e dytë për të ndërhyrë në lirinë e medias.

“Vjen pas dështimit të paketës antishpifje, një paketë që u kundërshtua fort nga ndërkombëtarët”, u shpreh ai.

Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Gjekmarkaj deklaroi gjithashtu se është përpjekje për të sportuar vëmendjen nga aferat e qeverisë.

Gjekmarkaj: Kjo është një tentativë për te spostuar diskursin politik nga aferat e qeverisë. Por përtej kësaj, ky propozim është problematik. Vjen si një tentativë e dytë për të ndërhyrë në lirinë e medias.

Vjen pas dështimit të paketës antishpifje, një paketë që u kundërshtua fort nga ndërkombëtarët. Ngjan me atë që ka ndodhur në Turqi, mbi fjalën demokraci u bë dhunimi me i fortë i shtyllave të demokracisë. Duhet një reflektim dhe një kujdes i madh.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re