Ish-prokurori i krimeve të rënda, Eugen Beci ka folur në lidhje me dosjen hetimore të Onkologjikut. Ai ka shpjeguar juridikisht se përveç veprës penale të shpërdorimit të detyrës është edhe ajo e korrupsionit.

I ftuar në emisionin Open në News24, Beci tha se mund të ketë edhe neglizhencë nga ana e mjekëve.

Ai theksoi se hetimi i Prokurorisë së Tiranës ka zbuluar se në çdo sektor të jetës shqiptare ka korrupsion të jashtëzakonshëm.

Eugen Beci: Prokuroria e Tiranës nëpërmjet një hetimi që ka bërë gjatë një operacion që ka zbuluar shitjen e barnave kontrabandë, në bazë të indiceve që ka marrë aty ka filluar proceduaralisht të kryejë veprime se bashku me sektorin antikorrupsion.

Duke qenë se prokuroria e Tiranës finalizoi një operacion të këtij lloji ku zbuloi që në çdo sektor të jetës shqiptare duket se ka korrupsion të jashtëzakonshëm. Në këtë skaner që i ka bërë Prokuroria e Tiranës sektorit shëndetësor ka nxjerrë zbuluar si tregtohen barnat, si trajtohen pacientët, si organizohen spitalet shtetërore dhe private. Këto elementë të listuar nga Prokuroria çedojnë vetëm në një problem, masat e sigurimit nuk mbulojnë të gjitha këto fusha që përmenda dhe që hetimi ka arritur ti zbulojë si veprime të kundërligjshme.

Brenda veprimeve hetimore që ka kryer Prokuroria e Tiranës ka konstatuar që nuk kemi të bëjmë me shpërdorim detyre, por edhe me veprën penale të korrupsionit. Shpërdorimi i detyrës vendoset në ato raste kur arrin prokuroria të mos zbulojë dot qëllim fitimi dhe mos provojë me prova konkrete mënyrën që këta njerëz kanë fituar të ardhura financiare.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re