
Është tentuar të grabitet me armë zjarri një bankë e nivelit të dytë në Tiranë, në zonën e ish-parkut të autobusëve.
Ngjarja ka ndodhur në “Fibank”, ku njëri nga autorët mësohet se kanë qëlluar një herë me armë, pasi në vendngjarje është gjetur 1 gëzhojë.
Autori mësohet se nuk ka arritur dot të marr lekë, pasi është neutralizuar nga efektivët e Komisariatit nr. 2.
Nga informacionet mesohet se autori është vënë në pranga, ndërsa në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.



