Një person i armatosur ka tentuar të grabisë një pikë këmbimi valutor në lagjen numër 1 në shëtitoren Taulantia në Durrës.

Me kapuç dhe armë në dorë hajduti është afruar në drejtim të exchange rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm dhe është futur brenda ambienteve.

Por, punonjësit e exchange, të cilët kanë vënë re që ai ishte i armatosur, nuk kanë hapur derën e sigurisë brenda pikës së këmbimit valutor.

Pasi dera nuk iu është hapur grabitësi u largua me shpejtësi nga vendngjarja.

Policia ka sekuestruar pamjet filmike nga subjekti dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e të riut.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re