Një 30-vjeçar shqiptar, është vënë në pranga nga policia në Greqi, pasi është denoncuar nga një vajzë për tentativë përdhunimi.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Symi, ku një 32-vjeçarë ka bërë kallëzimin se i riu shqiptar ka tentuar ta përdhunonte brenda kafenesë që ajo mban në ishull.

Gruaja ka arritur të lajmërojë autoritetet, për pasojë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e Repartit të Symit.

Sipas mediave greke, 30-vjeçari ka reaguar dhe kur kanë tentuar ta arrestojnë. Ai ka sulmuar efektivët dhe i ka rrahur, por më pas është mobilizuar dhe arrestuar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re