Gjon Çaushi, 53-vjeç nga Vlora është arrestuar nga policia kufitare në Qafë-Thanë pasi po tentonte të kalonte kufirin me një pasaportë të cilën ia kishte vjedhur disa ditë më parë një 55-vjeçari me iniciale A.A.

Ai ishte shpallur në kërkim nga policia pasi në 3 dhjetor kishte qëlluar me mjet prerës një person tjetër, E.Sh, ngjarje e ndodhur në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë.

Ndaj tij rëndon akuza “Vrasja me dashje mbetur në tentativë”. Policia njofton se veprimet e mëtejshme proceduriale u kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re