Gjergj Dajani, 41 vjeç, banues në fshatin Stajkë, është arrestuar nga policia në Vaun e Dejës.

Sipas njoftimit zyrtar, 41-vjeçari ka tentuar të djegë një automjet dhe fasadën e një supermarketi.

Dajani dyshohet se më datë 15.02.2024, ka hedhur një shishe me lëndë djegëse në drejtim të fasadës së supermarketit me administrator shtetasin L. M., 41 vjeç, banues në Shkodër, pa shkaktuar dëme.

Gjithashtu, më datë 17.02.2024, ka hedhur një shishe me lëndë djegëse, në drejtim të automjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. S., 49 vjeç, banues në fshatin Shelqet./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re