Skip to content

Tentoi të fusë drogë në Itali, dënohet ish-zyrtari i Hekurudhës Durrës

porti ne genova

50 vjet burg ka dhënë gjykata italiane për pesë anëtarë të një bande kriminale të trafikut të kokainës në Genova.  Mes të dënuarëve rezulton edhe Artur Mahmutaj, ish-zëvendës drejtor në Hekurudhat e Durrësit. Droga që u kap në portin e Genovas në nëntor të 2017, origjinën e kishte nga Amerika Jugore, ndërsa kishte për destinacion Italinë e Veriut, si dhe tregjet franceze. Nëse kokaina do të hidhej në treg, do të kapte një vlerë prej 3 milionë eurosh.

Prokurori i çështjes Federico Manotti tha se në vendngjarje janë gjetur mbi 77 kilogramë drogë e llojit kokainë. Gjyqtari italian Filippo Pisaturo dha 12 vite burg për Massimo Roccan , 9 vite e 8 muaj burg për Roberto Piano 12 vjet burg për Nik Duatin, 6 vjet burg për Artur Mahmutajn dhe 9 vjet e 4 muaj burgim për Carmelo Rao.

Sipas hetuesve rrjeti i shpërndarjes së drogës drejtohej nga shqiptarët. Rao  kishte rolin e bashkëpunëtorit ndërsa Rocca dhe Piano kishin detyra me rëndësi për bandën në portin e Genovas ku shqiptarët kishin marrë “kontrollin”.