Policia ka vënë në pranga një 32-vjeçar, i idetifikuar si Sindrit Kola, që tentoi të fustë armë zjarri në territorin shqiptar. I riu po udhëtonte me target nga Ankona në Durrës, teksa policia u sinjalizua se ai kishte të fshehur një arsenal armësh.

 

Gjatë kontrollit u gjetën të fshehura në valixhe, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë me trup plastik, 2 krehra pistolete, 1 kuti me 50 fishekë imitues të zhurmës dhe 3 bombola metalike.

 

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re