Një 40-vjeçar ka Kosova është proceduar penalisht, pasi tentoi të fuste 20 mijë euro pa i deklaruar  konform ligjit në pikën kufitare të Morinës.

Shtetasi kosovar, banues në Mitrovicë i cili ishte duke udhëtuar me një automjet tip “Benz” kaloi në vijën e dytë për kontroll me të detajuar, ku edhe iu gjet shumë e parave, e cila u sekuestrua nga policia.

“Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë, në bashkëpunim me autoritetet doganore, me objektiv parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Benz”, me drejtues një 40-vjeçar.

Nga kontrolli fizik, këtij shtetasi iu gjetën rreth 20 000 euro që tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar, vjeç, banues në Mitrovicë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re