Një 36-vjeçar nga Kosova është vënë në hetim pasi ka tentuar të fusë në Shqipëri para të padeklaruara.

Gjatë kontrollit në mjet, në pikën kufitare të Morinës, iu gjetën 18 000 euro, të cilat po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të fuste në Shqipëri, 18 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 36-vjeçari (shtetas kosovar).

Sekuestrohet shuma e parave.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Golf” me drejtues shtetasin kosovar D. M.

Gjatë kontrollit u gjetën 18 000 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar D. M., 36 vjeç, banues në Mamushë, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re