Skip to content

Tentoi të fuste në Shqipëri monedha floriri të padeklaruara, nën hetim 56-vjeçari nga Kosova

Policia ka vënë nën hetim një shtetas nga Kosova, i cili ka tentuar të fuste në Shqipëri 15 monedha floriri të padeklaruara.

Nga 56-vjeçarit nga Prizreni, rëndon vepra penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Njoftimi i Policisë:

Tentoi të fuste në Shqipëri, sende me vlerë (monedha floriri), pa i deklaruar, procedohet penalisht 56-vjeçari (shtetas kosovar).

Sekuestrohen monedhat.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar automjeti tip “BMË”, me drejtues shtetasin kosovar F. A.

Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur 15 monedha floriri, të cilat ai po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar F. A., 56 vjeç, banues në Prizren,  Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

“”