Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur një kioskë. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji”, ndërsa menjëherë pas njoftimit ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe kapën personin që po thyente xhamat.

42-vjeçari nga Lushnja është larguar, por policia e ka ndjekur duke e vënë në pranga.

“Patrullat e Policisë së Komisariatit Fier kanë marrë informacion se në lagjen “1 Maji” dikush po tenton të grabisë një kioskë duke thyer xhamat dhe janë venë në ndjekje të autorit.

Si rezultat nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit O. Ll., 42 vjeç, banues në Lushnjë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re