Skip to content

Tentoi të hynte me forcë brenda komisariatit të policisë, arrestohet 41 vjeçari në Sarandë

Një 41 vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi tentoi që të hynte me forcë brenda ambienteve të Komisariatit të Sarandës. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.N, banues në këtë qytet.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka tentuar të hyjë me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe ka kundërshtuar punonjësin e këtij komisariati.”, njofton policia.