Një 43-vjeçar është proceduar penalisht, pasi tentoi të hynte në territorin e Republikës së Shqipërisë, me 45 600 euro të padeklaruara.

43-vjeçari u ndalua nga policia kufitare e Vlorës.

“Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të një shume të konsiderueshme parash”, njoftojnë blutë e Vlorës.

Njoftimi i policisë

Port Vlorë- Kontrolle të shtuara nga shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Tentoi të hynte në territorin e Republikës së Shqipërisë, me 45 600 euro të padeklaruara, procedohet penalisht 43-vjeçari.
Sekuestrohet shuma e parave.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të një shume të konsiderueshme parash.

Për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. R., 43 vjeç, pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë, në automjetin e tij tip furgon, u gjetën 45 600 euro që ai synonte t’i fuste në territorin e Republikës së Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko