Skip to content

Tentoi të kalonte kontrabandë nga Greqia 121 krerë bagëti, kapet 57-vjeçari në Sarandë

SARANDË-Një 57-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka kaluar kontrabandë nga shteti grek drejt Shqipërisë 121 krerë bagëti të imta.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për Arqile Manen, banues në fshatin Xarë të Sarandës.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Kontrabandë me mallra të licencuara” parashikuar nga neni 173 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)