Tentoi të kalonte pikën kufitare të Morinës, arrestohet 44-vjeçari nga Kosova, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

arrestohet-1.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Morinë, Kukës
Vihet në pranga një tjetër shtetas, me qëllim ekstradimi drejt Francës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

B. R, 44 vjeç, banues në Doberçan, Kosovë.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Paris, Francë, pasi Tribunali Gjyqësor i Mulhouse Francë, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Francës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë