Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 33-vjeçar, i cili akuzohet se ka ndihmuar një të mitur të futet ilegalisht në territorin shqiptar.

 

Policia njofton se 33-vjeçari e kishte shoqëruar vajzën e mitur nga Athina deri në pikën kufitare të Kakavijës, ku edhe është konstatuar veprimtatria e paligjshme.

 

“Ky shtetas është kapur në flagrancë në PPK Kakavijë, duke tentuar të ndihmonte për të hyrë në mënyrë të parregullt, në territorin e Republikës së Shqipërisë, një shtetase 17-vjeçare, të cilin e kishte shoqëruar nga Athina në Kakavijë”, thuhet në njoftim.

 

Gjithashtu policia ka sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 aparat celular dhe një shumë parash.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re