Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 35-vjeçar, pasi u përpoq të korruptonte punonjësin e policisë rrugore.
 
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit me iniciale A.M i ka dhënë një kartëmonedhë 2000 lekë të reja, agjentit verifikues, për të shmangur verifikimet e mëtejshme dhe ndëshkimin për kundravajtjen e konsumuar.
 
Arrestimi i drejtuesit të automjetit tip “Citroen” me targë AA 374 OZ, është bërë në rrugën e Barrikadave.
 
Ndërkohë policia gjatë kontrolleve të kryera, përveç shtetasit me iniciale A.M, ka kapur në flagrancë edhe dy drejtues mjetesh për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re