Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 44-vjeçar të shpallur në kërkim pasi tentoi të korruptonte punonjësit e policisë, të cilët e konstatuan duke transportuar emigrantë.

Gjatë kryerjeve të veprimeve proceduriale për rastin nga efektivët, 44-vjeçari është larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Vijon puna lokalizuese, e mbështetur nga inteligjenca policore, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, të cilët e konstatuan duke transportuar emigrantë, dhe u largua me shpejtësi me automjet, kapet dhe vihet në pranga 44-vjeçari i shpallur në kërkim.

Ndalimi i 44-vjeçarit, rezultat i koordinimit të punës me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë.

Në vijim të kërkimeve të mbështetura nga inteligjenca policore, për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në DVP Shkodër kanë lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, shtetasin e shpallur në kërkim 44 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë.

Më datë 03.01.2023, 44-vjeçari u konstatua në fshatin Hot, Malësi e Madhe, duke transportuar emigrantë, kundrejt pagesave, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Menjëherë pas konstatimit nga shërbimet e Policisë, shtetasi ka tentuar të korruptojë efektivët. Gjithashtu, 44-vjeçari është larguar me shpejtësi, me automjet, nga vendi i ngjarjes, duke përbërë rrezik për jetën e efektivëve që po kryenin veprimet procedurale për rastin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re