Skip to content

Tentoi të korruptonte policin, pranga shoferit në Kamëz

Një 47-vjeçar është vënë në prangat, pasi i ofroi rryshfet punonjësit të policisë rrugore me qëllim mosdhënien e dokumentacionit të mjetit për kontroll.
 
Ndalimi i shtetasit me iniciale A.Gj, është bërë në në rrugën “Lord Bajron”, në Kamëz.
 
Sipas policisë 47-vjeçari i ka ofruar punonjësit të policisë rrugore një kartmonedhë të prerjes 5000 lekë me qëllim mosdhënien e dokumentacionit të mjetit për kontroll.