Skip to content

Tentoi të korruptonte policin, pranga shoferit nga Kucova

 

TIRANE- Një 50-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se tentoi t’i jepte ryshfet punonjësi të policisë. Burime zyrtare thanë se Fatmir Doko, banues në Kuçovë i cili i ofroi ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e komisionit O.A.SH.

Ky shtetas në rrugën “Pavarësia” është kapur nga punonjësi i qarkullimit rrugor duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz” pasagjerë pa lejen përkatëse. Për t’iu shmangur komisionit O.A.SH., i ka ofruar punonjësit të qarkullimit rrugor një kartmonedhë të prerjes prej 1000 lekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
(ed.me/BalkanWeb)