Policia ka vendosur në pranga Ideal Agollin pasi kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me një të mitur.

 

Agolli ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me 6 vite burg dhe ishte shpallur në kërkim ndërsa u vendos në pranga ditën e sotme në kryeqytet.

 

Njoftimi i policisë: 

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sei”, i zhvilluar nga Seksioni i Kërkimit.

Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, mbetur në tentativë.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Sei”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja e shtetasit:

– Ideal Agolli, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, mbetur në tentativë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko