Gjykata e Korçës ka dhënë sot masën e sigurisë, shtrim i detyrueshëm i përkohshëm në një spital psikiatrik për 20 vjecarin i cili akuzohet për rrëmbim ose mbajtja peng e personit. 20 vjecari Paolo Vellku tentoi të rrëmbeje një vajzë 4-vjecare në lagjen nr 17 të qytetit.

Ngjarja ndodhi më 22 maj rreth orës 21:30 , pranë shtëpisë së vajzës e cila ishte e shoqëruar nga nëna e saj në oborrin e pallatit. E gjithë ngjarja ndodhi në prani të banorëve të cilët e kanë shpëtuar në kohë 4-vjeçaren.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re