Një 63-vjeçar është dërguar me urgjencë në spital, pasi ka tentuar të vetëdigjet me benzinë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Unazën e Madhe, në afërsi të Farkës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.05.2024, rreth orës 12:30, në Unazën e Madhe, krahu lindor me drejtim lëvizje Teg, (në afërsi të Farkës), ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse, dyshohet benzinë, shtetasi N. Sh., 63 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re