Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur sot me një të burgosur për vjedhje i cili vuan dënimin në IEVP Drenovë.

Ai është transportuar në Spitalin Rajonal të Korçës pasi kishte tentuar vetëvrasjen duke konsumuar disa barna mjekësore.

Pas mjekimit në spital i dënuari me inicialet A.H. është kthyer në qeli, por me një bisturi të vjedhur nga dhoma e mjekut të cilën gjatë kontrollit të ushtruar e kanë gjetur të fshehur mes rrobave të tij.

Me sa duket bëhet fjalë për një skenar të mirëmenduar nga i dënuari, duke inskenuar vetëvrasjen për të vjedhur më pas mjetin kirurgjik me një qëllim të fshehur.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re