Skip to content

Tentoi të vetëvritej duke pirë fostoskinë, 27 vjeçarja nga Himara, në gjendje të rëndë shëndetësore

himare

Një akt drastik është ndërmarrë nga një 27 vjeçare nga Himara ditën e sotme. E reja me inicialet K.L ka tentuar të vetëvritej duke pirë fostoksinë, dhe më pas është paraqitur në spitalin e Vlorës rreth orës 11:00 të paradites.

Aktualisht 27 vjeçarja ndodhet në spitalin e Vlorës dhe gjendja e saj paraqitet e rënduar. Nuk dihen rrethanat e ngjarjes, apo arsyet përse e reja e ka marrë këtë veprim të rëndë.

Policia po punon për zbardhjen e detajeve të mëtejshme të ngjarjes.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb