Policia e Beratit ka vënë në pranga 31-vjexçarin, A.V. i cili tentoi të vidhte me force arkëtarin e njësisë administrative Kutalli.

Ai ka hyrë me forcë dhe ka kanosur me fjalë arkëtarin duke i marrë çantën e dorës në të cilën nuk kishte para.

Pasi e ka kontrolluar dhe nuk ka gjetur vlera monetare ai e ka hedhur dhe ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes për tu vënë në pranga vetëm pak momente më vonë.

Dimal, Berat

Tentoi të vidhte me forcë, në ambientet e Njësisë Administrative Kutalli, Policia identifikon, kap dhe vë në pranga 31-vjeçarin.

Shërbimet e Policisë Dimal, pas informacionit se një shtetas ishte futur me forcë, për të vjedhur në zyrën e arkëtarit të Njësisë Administrative Kutalli, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi A. V. ka hyrë me forcë në zyrën e arkëtarit të Njësisë Administrative Kutalli dhe duke kanosur me fjalë arkëtarin, i ka kërkuar atij vlera monetare dhe i ka marrë me forcë çantën e dorës, të cilën pasi e ka kontrolluar dhe nuk ka gjetur vlera monetare e ka hedhur dhe ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin A. V., 31 vjeç, banues në Kutalli, Dimal, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” mbetur në tentativë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re