Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arretimi i 23-vjeçarit Enrik Ismalaj, i cili tentoi të grabiste filialin e një banke në Unazën e Re.

 

23 vjeçari Islamaj ka qenë i vetëm në ngjarje. Ai është arrestuar më herët 3 herë për vjedhje banesash.

 

Sipas burimeve, Islamaj ka hapur me mjete rrethanore derën kryesore të bankës dhe më pas ka goditur me gura e tulla xhamin e filialit, por pa mundur ta çajë atë.

 

Në atë moment ka rënë edhe sistemi i alarmit të bankës.

 

23 vjeçari u arrestua në flagrancë ndërsa ka pretenduar se ishte në kushte depresioni kur ka goditur derën dhe xhamin e bankës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re