Një 33 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Sarandës për vjedhje. I riu është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë një automjet tip Benz të parkuar në rrugën “Butrinti” në lagjen nr.1, Sarandë. Nga hetimet, rezultoi se ky shtetas kishte vjedhur më parë edhe një shumë parash në një banesë.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Tentoi të vidhte një automjet, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari.

Zbardhet 1 vjedhje tjetër e kryer më parë nga ky shtetas, në qytetin e Sarandës.

Në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin F. O., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është kapur në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Butrinti”, në lagjen nr.1, Sarandë, duke tentuar të vidhte një automjet tip “Benz”, të parkuar në këtë rrugë.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i një tjetër rasti të vjedhjes të pronës, konkretisht më datë 29.03.2023, ka vjedhur një shumë parash, në një banesë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re