BURREL – Një 39-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Burrel pasi tentoi të vjedhë një minimarket.

Ismail Dishuka, banues në këtë qytet,u kap teksa tentoi të hapte me thyerje minimarketin e shtetasit A.M., 46 vjeç.

Për Dishukën janë zbardhur edhe 5 vjedhje të kryera më parë.

Gjatë arrestimit të tij, janë sekuestruar doreza, një lezë dhe një maskë e autorit.

(e.f/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re