Një 38 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit pasi tentoi që të vriste me sëpatë fqinjin e tij 61 vjeç. Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 5, në këtë qytet ku autoritetet kanë organizuar punën me qëllim neutralizimin e këtij konflikti, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve profesionale policore, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i 38 vjeçarit, banues në Pogradec, pasi dyshohet se pasditen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (sëpatë), fqinjin e tij, 61 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht merr ndihmë mjekësore, në spitalin e Pogradecit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, shërbimet e Policisë i gjetën 38-vjeçarit, nga kontrolli fizik, një tjetër mjet prerës (thikë), i cili iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re