Një 48-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi ka tentuar të vrasë duke goditur me makinë ish-vjehrrin e tij. Ky i fundit, ishte duke ecur me biçikletë në korsinë e dedikuar.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur diten e djeshme, ku “ky shtetas në rrugën “Marin Biçikemi”, dyshohet se për motive të dobëta, me automjetin që drejtonte, ka përplasur me dashje biçikletën me të cilën po lëvizte në korsinë e dedikuar për biçikleta, ish-vjehrri i tij, shtetasi A. U., i cili është jashtë rrezikut për jetën”.

Automjeti që drejtonte shtetasi E. Ç. është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndersa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte përplasur me automjetin që drejtonte, biçikletën me të cilën lëvizte një 68-vjeçar, në korsinë e dedikuar, kanë nisur menjëherë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin: E.Ç., 48 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë”, thuhet ne njoftimin e policise.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re