Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje, ku një 41-vjeçar është plagosur me thikë, pas një konflikti që ka ndodhur në një lokal të qytetit.

Policia ka arrestuar për ngjarjen shtetasit Agron Dervishi për vrasje të mbetur në tentativë dhe Arjan Tabaku për moskallëzim krimi.

Dervishi është pronar i lokalit ku ka ndodhur ngjarja, dhe pas kontrollit në banesë i janë gjetur dhe sende të tjera të paligjshme.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/ Tentoi të vriste me thikë një shtetas, Policia zbardh ngjarjen, identifikon dhe kap autorin e dyshuar.

Arrestohet në flagrancë edhe një shtetas për moskallëzim krimi.

Pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Lushnjës ka shkuar i plagosur shtetasi G. D., 41 vjeç, menjëherë është ngtitur grupi hetimor dhe pas një pune intensive dhe veprimeve të mirëorganizuara u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit A. D., i cili në lagjen “20 Tetori”, në lokalin e tij, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë 41-vjeçarin.

Shtetasi G. D., ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. D., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale thika me të cilën dyshohet se ka kryer krimin dhe 1 shkop bejzbolli.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” shtetasin A. D., 49 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi A. T., 55 vjeç, banues në Lushnjë, i cili ka qënë i pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk ka kallëzuar në organet kopetente krimin e ndodhur.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re