Viktima e shpërthimit me eksploziv në Elbasan është identifikuar si Kristi Agron Balukja.
24-vjeçari po tentonte të vendoste një sasi eksplozivi në mjetin e shtetasit Renato Çepa, por lënda plasëse i shpërtheu.
I riu Kristi Balukja mori dëmtime të rënda si pasojë e shpërthimit të eksplozivit dhe u dërgua në spital, por nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve të marra.
24-vjeçari dyshohet si pjesë e një grupi kriminal, ndërsa ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm (29 Tetor) rreth orës 04:10 në lagjen “Shënkoll”.
Shënjestër e atentatit të dështuar është Renato Çepa, i cili njihet si person me precedentë penal në fushën e narkotikëve dhe ka lidhje me personazhe të botës së krimit.
Ai ka qenë mik me Emiljano Ramazanin, i riu i vrarë 4 vite më parë në qytetin Elbasanit, dyshuar me porosi të Erjon Alibejt.
LEXONI EDHE: Shënjestra e atentatit të dështuar, person me precedentë penal! 40-vjeçari Renato Çepa, lidhje me personazhe të njohur të botës së krimit
