LEZHË- Policia e Lezhës ka vënë në pranga një të ri nga Hasi pasi ka tentuar t’i japë ryshfet një efektivi të Policisë Rrugore për të shmangur masën administrative.

Nga efektivët e policisë rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në aksin rrugor Thumanë-Lezhë, në vendin e quajtur Gjorm, u kap në flagrancë shtetasi Kristal Brati, 25 vjeç, banues në Has.

Ky shtetas i ka ofruar 5000 lekë punonjësit të policisë rrugore, për të shmangur masën administrative që do ndëshkohej për drejtimin e mjetit të tij tip “Golf 5”, me shpejtësi tej normave të lejuara të konstatuar nga radari. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma monetare.

Arrestimi i tij në flagrancë u krye për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

(m.k/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re