Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar shtetasin Asllan Gjata, pasi tentoi t’i ofronte policit te patrullës shumen prej 50 mije lekësh, per ti shpëtuar gjobës. Masa ndëshkimore lidhej me mosvënien e rripit te sigurimit. Gjate shoqërimit, Gjata kundërshtoi dhe goditi forcat e policisë. Ne vazhdën e aksioneve te Policisë Rrugore ne terren gjate 24 orëve te fundit u konstatuan 56 drejtues qe qarkullonin pa rripin e sigurimit, 22 te tjerë u ndëshkuan per shkelje te semaforit, ndërsa 6 persona drejtonin mjetin nen ndikimin e alkoolit.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re