Personi që shihini në foton e mëposhtme është Jorgo Kumaraku, 44 vjeçari që ditën e djeshme dyshohet se tentoi të vidhte një 34 vjeçare nën kërcënimin e një thikë në një bankomat.
Personi në fjalë u arrestua ditën e sotme nga Policia e Sarandës. Ai është një banues i fshatit Livadhe. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, mbetur në tentativë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e djeshme në Sarandë ku një 34-vjeçare është kërcënuar nga një përson teksa ajo ka qenë duke tërhequr para në bankomat.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10 të mëngjesit në lagjen numër dy të Sarandës ku më pas, vajza u drejtua për në polici.
Personi e ka kërcënuar me mjete të mprehta duke tentuar ti vjedhë paratë. Diten e sotme, Policia beri te mundur identifikimin dhe kapjen e autorit te dyshuar te ngjarjes, Jorgo Kumaraku.
(E.H/Faxweb.al)
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
