Gjykata e Apelit ka lënë në burg Endrit Jolldashin. Ky i fundit u ndalua nga komisaritati nr.1 me tre akuza kundër tij, konkretisht për prodhimin, blerjen dhe shitjen e armëve pa leje. 28 vjeçari dyshohet se i vuri flakën mjetit të UKT-së në Tiranë.

Ngjarja u regjistrua më datën 25 Mars para Bashkisë së Tiranës dhe prej asaj dite policia ka mundur që nëpërmjet kamerave të sigurisë në ambientet publike të identifikojë të riun si autor të zjarrvënies së makinës së UKT-së.

Siç u pa edhe nga pamjet e shpërndara nga policia, Jolldashi vjen nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe pasi afrohet në sheshin përballë Bashkisë hedh shishen me lëndë djegëse poshtë makinës dhe më pas largohet në drejtim të sheshit Skënderbej.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re