Një 59-vjeçar është vënë në pranga nga ana e policisë së Fierit pasi tentoi të fuste drogë në burg.
Në pranga ka rënë shtetasi M.S., 59 vjeç, banues në Fier, të cilit pas kontrolleve në ambientet e IEVP Fier iu gjet 13.60 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Sipas policisë dyshohet se lëndën narkotike 59 vjeçari ja kishte sjellë djalit të tij që vuan dënimin në mbientet e IEVP Fier.
