Skip to content

Tenton të largohet nga Rinasi me 26 mijë euro, kapet 38 vjeçari

501d8713 40e9 45ed a4c6 2e41d799f930

Një 38 vjeçar është proceduar penalisht nga policia kufitare e Riansit si dhe janë sekuestruar 26500 euro.

 

Shtetasi I proceduar penalisht është me inicialet J.S.

 

Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë 38 vjeçarit, I cili do të udhëtonte jashtë vendit, iu gjetën 26500 euro të padeklaruara.

 

38 vjeçari akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave  dhe i sendeve me vlerë”