Skip to content

Tenton të përdhunojë të moshuarën, pranga 53-vjeçarit në Cërrik

Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia, në qytetin e Cërrikut pasi ka tentuar të përdhunojë një grua të moshuar.

 

Në prangat e policisë ka rënë Tahir Allkja, banues Cërrik, i cili rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Dhune ne familje”.

 

Sipas policisë, ky shtetas u arrestua pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e shtetases R.T. 73 vjeçe, banuese në Cërrik, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të, pasi në banesë nuk ka pasur asnjë familjar.