AGI – Eros Di Ronza, 37-vjeçari me precedentë penal i vrarë me gërshërë në të gdhirë nga menaxheri i një lokali që kishte tentuar të grabiste, ishte në shoqërinë e një bashkëpunëtorI.
Nga shkatërrimi i grilave të biznesit në rrugen ”Giovanni da Cermenate” dhe nga zhurmat, duke përfshirë edhe alarmin që ishte i instaluar , u vu në alarm pronari 31-vjeç kinez, i cili jetonte në të njëjtën ndërtesë në katin e dytë mbi restorant.
Duke zbritur, i armatosur me një palë gërshërë në dorë , ai u përball me hajdutin Di Ronza jashtë lokalit , i cili ndërkaq kishte arritur të merrte disa bileta gërvishtëse.
Debati ka vazhduar më pas në një kohë të shkurtër kur 37-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij tentuan të arratiseshin. Këtu Di Ronza dyshohet se është goditur disa herë në gjoks me gershere nga 31-vjeçari kinez.
Alarmi në polici ra pak pas orës 5 të mëngjesit, me gjithë ndërhyrjen e 118 ës dhe punonjësve shëndetësorë nuk mund të bëhej asgjë. Hetimet po kryhen nga Zyra e Përgjithshme e Parandalimit dhe Shpëtimit Publik pranë Komisariatit të Policisë. Menaxheri është dërguar në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe pozicioni i tij rreth kësaj ngjarje po hetohet nga hetuesit.
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re