Durrës- I hidhur ka qenë fati i një hajduti në Durrës, i cili teksa ka tentuar të vjedhë, ka rënë pre e dhunës. Ngjarja ndodhi në fshatin Jubë të Durrësit.

Burime zyrtare nga policia thanë se shtetasi me inicialet F.K., kishte hyrë në lokalin e një personi, ndërsa aty ishte përballur me nipin e pronarit. Ky i fundit, Skënder Lisaku, 25 vjeç, ka tentuar të vrasë me mjete të forta duke e goditur disa herë në kokë (me dru) hajdutin, ndërsa vet ka rënë në pranga.

Ndërkohë, i riu që kishte hyrë për të vjedhur tashme po procedohet penalisht. Aktualisht shtetasi me inicialet F.K. ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë në ngarkim të Lisakut dhe “Vjedhja” e mbetur në tentativë.
(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re