Dy  shtetas turq janë arrestuar në aeroportin e Rinasit, pasi  tentuan të dilnin nga Shqipëria, me pasaporta greke të falsifikuara.

Uniformat blu bëjn1% me dije se ka sekuestuar pasaportat false dhe biletat e udhëtimit të dy shtetasve turq.

Këta shtetas kanë paraqitur në sportel, në dalje, pasaporta greke me të dhënat e tyre, të cilat pas ekzaminimit në laborator, rezultuan të falsifikuara. Pasaportat false dhe biletat e udhëtimit të këtyre shtetasve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i përdorimit të mjeteve bashkëkohore për ekzaminimin e dokumenteve, bazuar në analizën e riskut, kanë goditur 2 raste të tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente të falsifikuara. Për këto dy raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasit turq: M. S., 38 vjeç dhe D. A., 26 vjeç, të dy banues në Turqi”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re