Shkodër

Vihen në pranga 2 shtetas, 1 prej tyre i shpallur në kërkim.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. B., 39 vjeç, nga Kosova.
Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan në dalje të Republikës së Shqipërisë pasi ka tentuar të udhëtojë në drejtim të Italisë, me kartë identiteti italiane të falsifikuar .
—-
Nga Seksioni i Hetimit të krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër u bë ndalimi i shtetasit në kërkim F. P., 31 vjeç banues në Bardhaj, Shkodër.

Këtij shtetasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim nr. 345, datë 30.11.2021, ka vendosur ndryshim e masës së sigurimit personal nga “Arrest në shtëpi“ në “Arrest në burg” për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re