Dy persona janë arrestuar në kufirin me Maqedoninë e Veriut, pasi po tentonin të kalonin me test të falsifikuar. Të arrestuar kanë mbetur dy persona, babë e bir, të cilët kishin falsifikuar të dhënat e tyre vetëm që të arrinin të kalonin në kufirin maqedonas. Konkretisht janë arrestuar N., 47 vjeç; E. N., 24 vjeç, (babë e bir), banues në Peshkopi.

Njoftimi i plotë

Dibër

Paraqitën formularë vaksinimi me të dhëna të falsifikuara, me qëllim kalimin e kufirit, arrestohen nga Policia 2 shtetas (babë e bir)

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Policisë të Pikës së Kalimit Kufitarë Bllatë, arrestuan në flagrancë shtetasit

N., 47 vjeç; E. N., 24 vjeç, (babë e bir), banues në Peshkopi. Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë verifikimit të dokumentave në lidhje me masat anti-covid, dhe kufizimet që zbatohen gjatë udhëtimit për kalimin e kufirit, shtetasit e lartëpërmendur iu kanë paraqitur shërbimeve të Policisë në PKK Bllatë, formularë vaksinimi me të dhëna të rreme e të falsifikuara, me qëllim kalimin e kufirit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re